Ekip
28 Tetor 2019•Përditësim: 30 Tetor 2019
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian (BE) për zgjatjen e afatit të Brexit-it deri në fund të janarit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Khan në Twitter shkroi se vendimi ishte "lajm i mirë" dhe se hiqet nga tryeza "rreziku i menjëhershëm i mosmarrëveshjes katastrofike për Brexit"-in.
Ai tha se zgjatja duhet të përdoret për një votim publik mbi Brexit-in.
Khan theksoi se “është koha që publikut britanik t’i jepet fjala e fundit mbi Brexit-in”.
Parlamenti i Britanisë do të marrë në konsideratë mundësinë e thirrjes së zgjedhjeve kombëtare në seancën e së hënës. Kryeministri britanik, Boris Johnson, dëshiron zgjedhje më 12 dhjetor, por mund të mos ketë mbështetjen e mjaftueshme për të marrë rrugën e tij.
Qeveria e kundërshton ashpër mbajtjen e një referendumi të dytë për Brexit-in.