Behlül Çetinkaya
20 Tetor 2023•Përditësim: 20 Tetor 2023
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al-Thani, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së Kryeministrisë së Britanisë, dyshja ka pasur një takim, ku kanë diskutuar zhvillimet në Gaza.
Gjatë takimit, Emiri i Katarit Sheikh Al-Thani dhe Sunak nënvizuan nevojën për të shmangur përshkallëzimin e dhunës në gjithë rajonin dhe ranë dakord të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta parandaluar këtë.
Sunak falënderoi Emirin e Katarit për përpjekjet e tij për të liruar robërit e mbajtur nga Hamasi, përfshirë britanikët, dhe deklaroi se qeveria britanike do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion në këtë drejtim.
Udhëheqësit ranë dakord të mbeten në kontakt të ngushtë për të vazhduar këto përpjekje.
Të dy liderët deklaruan se ishin të kënaqur me përparimin e bërë në hapjen e qasjes së ndihmës humanitare në Gaza dhe theksuan rëndësinë e sigurimit të nevojave themelore të civilëve.
Sunak dhe Emiri i Katarit Sheikh Al-Thani biseduan me telefon edhe më 17 tetor dhe u tha se të dy diskutuan situatën në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze.