Emre Gürkan Abay
20 shkurt 2018•Përditësim: 20 shkurt 2018
MOSKË (AA) – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, është shprehur se interesat e sigurisë së Turqisë në Siri mund të mbrohen plotësisht me dialogun e drejtpërdrejtë me regjimin e Bashar al Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Lavrov, në një konferencë për mediat të mbajtur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, foli për zhvillimet e fundit në Afrin.
Duke nënvizuar se Turqia ka disa shqetësime të drejta të sigurisë, Lavrov theksoi se “Besoj se interesat e drejta të sigurisë së Turqisë në Siri mund të mbrohen plotësisht me një dialog të drejtpërdrejtë me qeverinë e Damaskut”.