Mahmut Geldi
06 Tetor 2021•Përditësim: 06 Tetor 2021
Ushtria libaneze njoftoi të martën se ka sekuestruar më shumë se 28 tonë nitrat amoni në qytetin lindor Arsal pranë kufirit sirian, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pas marrjes së informacionit mbi praninë e nitratit të amonit në qytetin Arsal, një forcë ushtarake dhe patrullë nga Drejtoria e Inteligjencës bastisën një stacion karburanti në qytet më 4 tetor", tha ushtria në një deklaratë.
Ushtria tha se nitrati i amonit ishte ruajtur në thasë dhe kishte përmbajtje azoti prej 26 për qind.
Tre persona, njëri prej të cilëve është libanez dhe dy sirianë, u arrestuan gjatë bastisjes dhe një hetim ka filluar.
Më 18 shtator, ministri i Brendshëm libanez, Bassam Mawlawi njoftoi se forcat e sigurisë sekuestruan një kamion që mbante 20 tonë nitrat amoniumi në rajonin e luginës Bekaa.
Më 4 gusht të vitit 2020, ndezja e 2.750 tonë nitrat amoni në portin e Bejrut shkaktoi një shpërthim ku si pasojë humbën jetën më shumë se 217 persona ndërsa më shumë se 7.000 të tjerë u plagosën. Shpërthimi shkaktoi miliarda dollarë humbje pronash.