Mücahit Aydemir
09 Nëntor 2020•Përditësim: 10 Nëntor 2020
MÜCAHİT AYDEMİR
Përderisa vazhdojnë punimet e ekipeve mjeko-ligjore në zonën bujqësore Rabit të rrethuar me ullishte në qytetin Tarhuna të Libisë, zbulohen trupa të reja ndërkohë që zona gërmohet, raporton Anadolu Agency (AA).
Përderisa vazhdojnë punimet e ekipeve mjeko-ligjore në zonën bujqësore Rabit të rrethuar me ullishte në qytetin Tarhuna të Libisë, zbulohen trupa të reja ndërkohë që zona gërmohet. Gjatë punimeve që vazhdojnë prej qershorit e deri tani janë gjetur shumë trupa të femrave dhe meshkujve, ndërsa pamja e shfaqur e grumbujve të rërës dhe gropave me hapjen e dhjetëra varreve një e nga një tregojnë tmerrin e përjetuar në zonë. ( Hazem Turkia - Anadolu Agency )
Gjatë punimeve që vazhdojnë prej qershorit e deri tani janë gjetur shumë trupa të femrave dhe meshkujve, ndërsa pamja e shfaqur e grumbujve të rërës dhe gropave me hapjen e dhjetëra varreve një e nga një tregojnë tmerrin e përjetuar në zonë.
Punonjësit e institucionit për kërkimin dhe përcaktimin e të humburve të qeverisë së Libisë që është legjitime në prani të Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë gjetur edhe 17 trupa në 5 varre mesive që kanë zbuluar në 3 ditët e fundit.
Janë gjetur gjithsej 112 trupa
I ndodhur rreth 90 kilometra në juglinjde të kryeqytetit Tripoli, qyteti Tarhuna u çlirua nga njësitë e ushtrisë së qeverisë libiane më 5 qershor nga milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.
Në qytetin Tarhuna që njihet me tokat pjellore ullishtet, simbol të paqes, që pas çlirimit nga milicët pro Haftarit "Kaniyat" e deri më tani janë nxjerrë 112 trupa nga më shumë se 20 varre masive.
Ekipet libiane, si rezultat i informacioneve dhe gjetjeve vazhdojnë aktivitetet gërmuese në një territor të gjerë me dyshimin se ka varre të reja në pika të ndryshme.
Pas gjetjes së trupave, ekipet i vendosin nëpër qese për kufoma pasi i fotografojnë dhe kryejnë dokumentimin e nevojshëm ndërsa më pas i dërgojnë në njësinë e mjekësisë ligjore të Prokurorisë së Tripolit për përcatkimin e detajeve të tilla si moshës, gjinisë, mënyrës dhe kohës së vdekjes.
Lutfi Tevfik, drejtori përgjegjës për hapjen e varreve i institucionit për kërkimin dhe përcaktimin e të humburve, në një deklaratë për AA tha se "Në këto varre ku ndodhemi që janë të shtrira në një zonë të gjerë në rajonin Rabit, kemi gjetur deri tani gjithsej 112 trupa. Nga 5 varret masive që zbuluam të enjten kemi nxjerrë 14 trupa. Ndërsa sot një trup nga pika numër 4 dhe dy trupa nga pika numër 5".
"Shumica janë me veshje civile, në mesin e tyre edhe gra"
"Mbi trupin në pikën 4 për të cilët ekipet kanë bërë përgatitje për ta nxjerrë nga varri, vërehet se ka një bluzë blu me kapuç", tha Tevfik i cili njoftoi se ka përfunduar indetifikimi i të gjithë trupave të gjetur dhe se në shumicën e tyre janë gjetur veshje civile.
Gjatë këtyre rasteve janë përcaktuar edhe shumë trupa të grave, tha Tevfik i cili shtoi se "Në gërmimet e mëparshme kemi gjetur një varr masiv ku ndodheshin të varrosur 4 gra. Edhe në një tjetër varr masiv gjetëm trupat e 8 personave të varrosur bashkë me 3 gra".
Tevfik informoi se ndaj institucionit janë bërë denoncime për praninë e varreve masive në 16 pika të ndryshme. "Kemi përfunduar punimet në 6 pika që kemi konfirmuar. Ekipet tona pas përfundimit të punimeve në këtë zonë do të kryejnë zbulime edhe në zona të tjera sipas denoncimeve të bëra", tha Tevfik.
Ministri i Brendshëm: "Një prej trupave i përket një zyrtari të ministrisë tonë"
Ministri i Brendshëm libian, Fathi Bashagha dje në një deklaratë njoftoi se njëri prej trupave të nxjerrë nga rajoni Rabit i përket njërit prej zyrtarëve të nivelit të lartë të ministrisë.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Bashagha përcolli ngushëllimet për personin e vdekur duke theksuar se ish-drejtori i Byrosë së Informacionit dhe Ndjekjes të ministrisë, gjenerali Mebruk Halef "u eliminua nga banda kriminale Kaniyat".
"Veprimet e tmerrshme që banda kriminlae Kaniyat ka kryer janë veprime terroriste", tha Bashagha duke bërë thirrje për hapjen e hetimeve kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj këtyre krimeve.
Milicët Kaniyat, partner të krimeve të luftës së Haftarit
Qyteti Tarhuna, përdorej nga milicët e puçistit Haftar si qendër operacionale dhe furnizimi në operacionin e sulmeve që filluan në prill 2019 dhe që zgjatën 14 muaj kundër kryeqytetit Tripoli. Tarhuna kontrollohej nga grupi milic Kaniyat i lidhur me Haftarin.
Milicët në fjalë përbëhen nga anëtarët e "fisit Kani" vendas të qytetit dhe bandat e armatosura që u janë bashkuar atyre nga jashtë.
Grupi Kani (Kaniyat) nën udhëheqjen e Mohsen al-Kani dhe 5 vëllezërve të tjerë, akuzohet për presion, dëbim dhe masakër kundër opozitarëve dhe familjeve që i shohin si kundërshtarë në qytet.
Po ashtu Kaniyat akuzohet për rrëmbimin e krerëve të disa familjeve me ndikim dhe të pasura në qytet me qëllim për të marrë kontrollin në Tarhuna. Gjithashtu dihet se Kaniyat ka dëbuar edhe disa fise kryesore si fisi Neaci në rajon.
Edhe ekipet e mjekësisë ligjore që kryejnë punime në rajonin Rabit kanë njoftuar se shumë trupa në varrin e parë masiv të zbuluar në qershor i përkasin anëtarëve të familjes vendase Harude të cilët u vendosën në objektivin e Kanive.