Rabia İclal Turan
09 Nëntor 2020•Përditësim: 09 Nëntor 2020
Një ushtar ka vrarë tre persona në një bazë ajrore në rajonin rus Voronezh, bënë të ditur sot mediat shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Viktimat janë dy policë dhe një ushtar, lajmëron agjencia e lajmeve TASS.
Sipas disa raportimeve policia dhe ushtria nisën aksion kërkimi për sulmuesin e dyshuar që është arratisur. Në raportimet tjera në mediat ruse thuhet se sulmuesi është fshehur në një dhomë në bazë dhe organet policore negociojnë me të për t'u dorëzuar.