Mahmoud Mohamed Barakat
29 Prill 2020•Përditësim: 29 Prill 2020
Liga Arabe ka paralajmëruar për "rrëshqitjen e Libanit drejt të panjohurës" pas përleshjeve të përgjakshme midis ushtrisë dhe protestuesve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të paktën një protestues u vra dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur të hënën në mbrëmje në Tripoli, që është qyteti i dytë më i madh në Liban.
Zemërimi për rënien e vlerës së monedhës kombëtare të Libanit që shkaktoi rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, çoi në dhunë në rrugë. Protestat u mbajtën edhe në kryeqytetin Bejrut dhe në qytetin Sidon.
Përmes një deklarate, Liga Arabe ka shprehur shqetësimin e saj të thellë në lidhje me "zhvillimet e përshpejtuara në skenën libaneze".
"Ekziston një shpresë në mençurinë e udhëheqësisë së ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë për të vepruar me profesionalizëm dhe përgjegjësi për të parandaluar që Libani të rrëshqasë drejt të panjohurës", thuhet në deklaratë.
Në të gjithashtu thuhet se "kriza financiare, ekonomike dhe bankare në Liban tani kërkon trajtim vendimtar dhe të menjëhershëm".
Protestat antiqeveritare po vazhdojnë në Liban që nga tetori i vitit të kaluar, duke bërë thirrje për reforma ekonomike dhe sociale, kontroll të përgjithshëm të klasës në pushtet dhe dhënien fund të korrupsionit.
Lëvizja çoi në dorëheqjen e kryeministrit Saad Hariri, përkundër shkurtimeve të bëra në shpenzime.