Faruk Zorlu
03 Tetor 2022•Përditësim: 04 Tetor 2022
Lituania sot urdhëroi largimin e të dërguarit më të lartë rus në vend brenda pesë ditëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme në deklaratën e saj tha se thirri një zyrtar të ambasadës ruse për t'ia dorëzuar një notë në të cilën "të ngarkuarin me punë të përkohshme të Federatës Ruse Sergej Ryabokon e shpall si persona non grata".
Veprimet dhe deklaratat e fundit të Ryabokon-it "ishin të papranueshme me statusin e tij diplomatik dhe konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit pritës dhe, për rrjedhojë, shkelin Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike", thuhet në deklaratë.
Ministria gjithashtu "protestoi ashpër" ndaj vendimit të Moskës "për aneksimin në mënyrë të paligjshme të rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, pjesë të të cilave ishin të pushtuara përkohësisht nga Rusia", shton deklarata.