Ekip
29 Prill 2020•Përditësim: 29 Prill 2020
Aktori indian Irrfan Khan, i njohur për performacën e tij në Bollywood dhe Hollywood, sot ndërroi jetë. Ai ishte 53-vjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Është pikëlluese që këtë ditë duhet të japim lajmin se ndërroi jetë", thuhet në njoftimin e lexuar nga publicisti i tij.
"Irrfan ishte një shpirt i fortë, që luftoi deri në fund dhe gjithmonë frymëzote të gjithë ata që i afroheshin. I rrethuar nga dashuria e tij, familja e tij për të cilën kujdesej shumë, ai u nis për në vendbanimin qiellor".
Aktori që fitoi çmimin Padma Shri, çmimi i katërt më i lartë civil në Indi, në vitin 2011 ishte një i mbijetuar nga kanceri, ndërsa ishte shtruar në një spital në Mumbai me një infeksion të zorrës së trashë.
Ai kaloi pjesën më të madhe të vitit 2018 dhe 2019 duke luftuar me tumore të nivelit të lartë në Londër dhe u kthye në Mumbai vetëm disa muaj pas.
Aktori lindi në Jaipur, Rajasthan, një shtet në Indinë perëndimore, në një familje muslimane. Familja e tij e klasës së mesme nuk kishte asnjë lidhje me aktrimin ose Bollywood-in. Ai studioi pasionin e tij vetëm pasi mori një bursë nga Shkolla Kombëtare e Dramës në New Delhi në vitin 1984.