Mücahit Aydemir
09 Mars 2023•Përditësim: 09 Mars 2023
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin në Tel Aviv, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media Kryeministrisë izraelite thuhet se Netanyahu është takuar me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Austin në aeroportin "Ben Gurion" të Tel Avivit përpara nisjes për në Itali.
Duke shprehur kënaqësinë e tij për të pritur sekretarin Austin edhe një herë në Izrael, Netanyahu tha: "Ne kemi një agjendë të përbashkët për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe agresionit, për të ruajtur sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe për të zgjeruar rrethin e paqes. Kjo është një agjendë e rëndësishme dhe pres me padurim shkëmbimin e ideve tona".
- Vizita e Austin në Izrael
Austin ishte planifikuar të mbërrinte në Izrael të mërkurën në mbrëmje, por mbërritja e tij u vonua për sot për shkak të protestave të "Ditës Kundër Diktaturës" në të gjithë Izraelin.
Për shkak të protestave, thuhet se edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant do të takohet me homologun e tij amerikan jo në zyrën e tij në Kudsin Perëndimor, por pranë aeroportit "Ben Gurion" në Tel Aviv.
- Netanyahu udhëtoi në Tel Aviv me helikopter për shkak të protestave
Kryeministri izraelit Netanyahu dhe gruaja e tij Sara, të cilët duhej të vizitonin Italinë, iu desh të udhëtonin nga Kudsi Perëndimor në Tel Aviv me helikopter për shkak të thirrjeve për protesta, përfshirë bllokime rrugësh kundër marrëveshjes së diskutueshme gjyqësore.
Protesta masive po mbahen sot në të gjithë vendin kundër "reformës gjyqësore" të qeverisë së Netanyahut që kufizon kompetencat e gjyqësorit.
Teksa qeveria përparon hap pas hapi për të kaluar në Kuvend rregulloren e diskutueshme gjyqësore, rriten veprimet e grupeve që e konsiderojnë këtë si "ndërhyrje në drejtësi".