Sait Çelik
07 Gusht 2025•Përditësim: 10 Gusht 2025
Familja Tufaner po kujdeset për një lejlek të vogël të plagosur që vajza e tyre e gjeti në oborrin e një xhamie, raporton Anadolu.
Nëntëvjeçarja Emine Zümra Tufaner, e cila jeton në fshat, pa një lejlek të shtrirë në tokë pas xhamisë rreth 20 ditë më parë, teksa po shkonte në treg.
Emineja ia tregoi situatën familjes së saj dhe e solli lejlekun në shtëpi me babain e saj. Ajo vuri re këmbën e thyer të lejlekut dhe u përpoq vet ta trajtonte.
Lejleku i quajtur "Su" po ruhet në dhomën e magazinimit në kopshtin e tyre dhe nuk mund të fluturojë ende sepse nuk mund të qëndrojë në këmbë.
Familja e cila merret me blegtori, kujdeset për lejlekun së bashku me lopët, delet, patat dhe pulat e tyre.