Ahmet Furkan Mercan
16 Korrik 2021•Përditësim: 17 Korrik 2021
Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi ishullin Hachijojima në juglindje të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) thuhet se tërmeti u regjistrua në thellësi prej 10 kilometrash në ishullin vullkanik Hachijojima në orën 13:20 sipas kohës lokale.
JMA nuk lëshoi paralajmërim për cunami pas tërmetit 5.5 ballë.