Afra Aksoy
20 Nëntor 2016•Përditësim: 20 Nëntor 2016
MOSUL (AA) - Në përleshjet në lagjen Aden në kuadër të operacionit për çlirimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH u vranë 33 militantë dhe 9 pjesëtarë të njësitit për luftë kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Azzam Muhammed el-Abidi, komandanti i njësisë për luftë kundër terrorizmit e cila vepron në kuadër të Ministrisë irakiane të Mbrojtjes, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se njësiti që nga dje ka përparuar drejt lagjes Aden e cila ka një rëndësi strategjike për DEASH-in. Ai theksoi se në rajon ndodhen trajnues dhe zyrtarë të lartë të organizatës terroriste.
Ai shtoi se forcat qeveritare kanë hasur në rezistencë serioze në Aden dhe se për të parandaluar përparimin e njësive po përdoren sulme me bomba dhe snajperistë.
Abidi tha se sipas vlerësimeve të para nga njësia për luftë kundër terrorizmit jetën e kanë humbur jetën 9 pjesëtarëētë ndërsa 21 të tjerë janë plagosur. Nga DEASH-i 33 militantë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
"Një e treta e lagjes Aden është pastruar nga DEASH-i kurse operacioni vazhdon", tha Abidi, sipas të cilit, në përleshje janë shkatërruar tre autobomba dhe dy raketahedhës si dhe janë konfiskuar pajisje ushtarake.
Operacioni për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i me pjesëmarrjen e ushtrisë dhe forcave policore irakiane, forcave Peshmerga të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut si dhe me mbështetjen ajrore të koalicionit ndërkombëtar nisi më 17 tetor.