Muhammet Nazım Taşcı
16 Tetor 2020•Përditësim: 18 Tetor 2020
Pakistani u bë vendi i 18-të në botë që mund të prodhojë stent (unazë) të zemrës, me kompleksin e hapur sot nga kryeministri pakistanez, Imran Khan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve ne shtypin pakistanez, kompleksi i parë i vendit për prodhimin e unazave të zemrës nën strukturën e Universitetit të Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë (NUST) në kryeqytetin Islamabad u hap nga kryeministri Khan.
Në një fjalim në ceremoninë e hapjes, Khan shprehu lumturinë dhe përgëzimet ndaj universitetit, sipas tij, për suksesin në fjalë.
Në një deklaratë nga zyra e Kryeministrisë së Pakistanit u theksua se Pakistani me këtë kompleks u bë vendi i 18-të në botë që mund të prodhojë stenta (unaza) të zemrës.
Në anën tjetër, këshilltari i kryeministrit pakistanez, Dr. Shahbaz Gill, në një deklaratë nga llogaria e tij Twitter, vuri në dukje se Pakistani është vendi i dytë musliman në botë pas Turqisë që mund të prodhojë unaza të zemrës.