Sayed Khodaiberdi Sadat
16 Tetor 2020•Përditësim: 17 Tetor 2020
Së paku 13 civilë janë plagosur kur në një dasmë në rajonin Badakhshan, në verilindje të Afganistanit, është hedhur bombë dore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i drejtorisë policore në Badakhshan, Sanaullah Rohani, tha se personat e paidentifikuar hodhën bombë dore në një dasmë në qytetin Batasha.
Ai konfirmoi se janë plagosur 13 persona dhe sulmuesit janë në arrati. Ende askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.