Kasım İleri
17 Shtator 2016•Përditësim: 17 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) - Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të kanë vrarë në Siri një zyrtar të lartë të DAESH-it i cili shërbeu si ministër i informacionit të kësaj organizate terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Pentagoni konfirmon se forcat e koalicionit kanë vrarë ministrin e informacionit të DAESH-it.
Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook tha se sulmi është kryer në afërsi të Raka-s në Siri dhe se objektivi ishte Wa'il Adil Hasan Salman al-Fayad, i cili ishte ministër i informacionit të DAESH-it.
Wa'il dyshohet se është vranë në sulmet ajrore të kryera më 7 shtator.