Mehmet Nuri Uçar,Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout
22 Shkurt 2019•Përditësim: 22 Shkurt 2019
Policia izraelite ka arrestuar së paku 40 palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Këshillit të familjeve të burgosura theksohet se policia izraelite ka arrestuar së paku 40 palestinezë, para protestave të sotme të cilat janë planifikuar pas namazit të xhumasë në Kudsin Lindor.
Tensionet në Kuds filluan përsëri pasi policia izraelite të dielën mbylli të gjitha hyrjet në Al-Aksa, në Kudsin Lindor të pushtuar.
Një ditë më vonë, të hënën, një grup të rinjsh palestinezë u mblodhën në protesta duke hequr zinxhirin e një nga hyrjet, të cilin e vendosën një ditë më herët policët izraelitë. Më pas intervenoi policia izraelite dhe arrestoi një grup demonstruesish. Dyert e xhamisë sërish u hapën po të njëjtën ditë.