Maımaıtımıng Yılıxıatı
17 Qershor 2019•Përditësim: 18 Qershor 2019
Presidenti i Kinës Xi Jinping këtë javë do të vizitojë Korenë e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror kinez CCTV njoftoi se presidenti kinez do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës së planifikuar për të enjten dhe të premten.
Pas 14 vitesh, kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti kinez në Phenian.