Dmitri Chirciu
30 Dhjetor 2021•Përditësim: 31 Dhjetor 2021
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan një mesazh urimi për Vitin e Ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin në mesazhin e tij dërguar Erdoğan-it tha se pavarësisht pandemisë së COVID-19 janë bërë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve Rusi-Turqi, kryesisht në fushat e tregtisë, ekonomisë, energjisë dhe teknikës ushtarake.
"Ekzistojnë mundësi për zbulimin në mënyrë paqësore të hapësirës dhe bashkëpunimit lidhur me prodhimin vaksinave kundër virusit", tha Putin në mesazhin e tij duke shtuar:
"Kam besim që me sipërmarrje të përbashkëta dhe me qëllimin për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale do të zhvillohet edhe më tej bashkëpunimi i frytshëm dypalësh dhe partneriteti intensiv në çështjet ndërkombëtare në dobi të popullit rus dhe atij turk".