Ali Cura
23 Prill 2019•Përditësim: 23 Prill 2019
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, më 25 prill do të takohen në qytetin rus Vladivostok, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilltari për Politikë të Jashtme i Kremlinit, Yuriy Ushakov, në një deklaratë për gazetarët dha informacione në lidhje me takimin e planifikuar mes Putin dhe Kim.
"Presidenti ynë dhe lideri verikorean Kim Jong-un, i cili do ta vizitojë vendin tonë, më 25 prill do të takohen në Vladivostok", u shpreh ai.