İdris Okuducu
23 Shkurt 2019•Përditësim: 25 Shkurt 2019
Së paku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja në rajonin Halhalanija, në Kirkuk të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale theksojnë se rrufeja goditi zonën e pjesës veriore të vendit.
Është konfirmuar se për vdekje kanë pësuar dy persona që ruanin bagëtinë. Në mesin e të vdekurve është edhe një i mitur.