Mahmoud Barakat
23 Shkurt 2019•Përditësim: 24 Shkurt 2019
Disa militantë të dyshuar të DEASH-it kanë ekzekutuar pesë peshkatarë në shkretëtirën e provincës perëndimore Anbar në Irak, bëri të ditur një oficer policor, raporton Anadolu Agency (AA).
Peshkatarët janë qëlluar për vdekje "pranë liqenit Tharthar në veri të qytetit të Falluxhës", tha për AA kapiteni i policisë Ahmed al-Duleimi.
Ai tha se viktimat kishin plagë me armë zjarri në kokat dhe trupat e tyre.
Grupi terrorist i DEASH-it ka prani në zonat e shkreta të Anbarit.