Niğmet Koşarhan
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu tha se “Rruga ku ndodhet ambasada e Rusisë do ta emërtojmë me emrin e ambasadorit Karlov dhe do ta mbajmë të gjallë emrin e tij edhe në Ankara dhe në zemrat tona", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çavuşoğlu doli me deklaratë të përbashkët para takimit dypalësh me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
“E dënoj sulmin ndaj ambasadorit tuaj dhe mikut tonë Karlov”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se edhe populli turk është pikëlluar sa edhe vetë Rusia dhe populli rus. Sipas Çavuşoğlu, “synimi i sulmit ka qenë të dëmtohen marrëdhëniet tona”.
Çavuşoğlu po ashtu u shpreh se “Jemi të detyruar të nxjerrim në dritë se kush qëndron prapa këtij sulmi tradhtar dhe të ulët. Këtë do ta arrijmë së bashku".