Hakan Çopur
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) - Republikani "presidenti i zgjedhur" në SHBA Donald Trump sipas rezultateve jo zyrtare në votimin e kryer ditën e djeshme nga 538 anëtarë ka marrë votat e 304 delegatëve duke garantuar presidencën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në SHBA delegatët anëtarë të Kolegjit Zgjedhor në votimin e tyre ditën e djeshme kanë votuar në kryeqytetin Washington DC dhe në 50 shtete të tjera për kandidatët e partive ku sipas rezultateve jo zyrtare nga 538 delegatë presidenti i zgjedhur Trump ka marrë 304 vota dhe në saj të këtij votimi ka garantuar postin e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Trump i cili në votimet e mbajtura më 8 nëntor mori votat e 306 delegatëve ndërsa nuk ka mundur të marrë vetëm votat e 2 delegatëve në Teksas.
Ndërsa demokratja Hillary Clinton e cila sipas rezultateve më 8 nëntor në votimin e Kolegjit Zgjedhor mori 232 vota. Ajo ka humbur mbështetjen e 5 delegatëve duke shkuar në 227 delegatë.
Me këto rezultate demokratët kanë përfunduar kështu "shpresën për nisjen e një debati legjitimor të disa republikanëve duke mos i dhënë votë Trump-it".
Në votimin e Kolegjit Zgjedhor të kryer nën hijen e pretendimeve se Rusia "ka ndërhyrë" nëpërmjet sulmeve kibernetike në zgjedhjet presidenciale nuk është shënuar ndjonjë surprizë për t'u vlerësuar dhe delegatët republikanë kanë hapur rrugën e Shtëpisë së Bardhë për kandidatin president të partisë së tyre.
Gjithashtu gjatë votimit të djeshëm në media janë publikuar disa lajme se ka patur protesta të vogla në disa rajone si në Pensilvania dhe Wisconsin ku protestuesit me slogane anti Trump janë përpjekur që zëri i tyre të dëgjohej nga delegatët.
Numërimi i votimit të Kolegjit Zgjedhor do të njoftohet në Kongresin amerikan që do të mbahet më 6 janar dhe rezutatet zyrtare do të njoftohen nga Zv/presidenti Joe Biden.