Elena Teslova
27 Mars 2020•Përditësim: 27 Mars 2020
Numri i rasteve me koronavirus në Rusi është rritur në 1,036, përfshirë 196 diagnoza të reja, si dhe një person më shumë që ka vdekur, theksuan sot autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti i Moskës ka numrin më të madh të rasteve të reja me 157 dhe gjithsej 703 persona të infektuar, me katër vdekje deri më tani që kanë ndodhur gjithashtu në kryeqytet, tha ekipi i urgjencës i Rusisë në një deklaratë.
Në dy rajone tjera në mbarë vendin janë raportuar raste, që do të thotë 57 nga 85 njësi administrative të Rusisë janë goditur nga virusi, thuhet më tej.
Numri i rasteve të reja është rritur në mënyrë të vazhdueshme këtë javë, me 57 raste të raportuara të martën, duke arritur në 163 të mërkurën, dhe 182 të enjten.
Në përballjen me virusin, Rusia ndaloi hyrjen e shtetasve të huaj dhe anuloi të gjitha fluturimet jashtë vendit.