Muhammed Bilal Kenasari
05 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Barack Obama gjatë vitit të fundit të mandatit mori disa vendime administrative me të cilat do të ashpërsohen masat e shitjes së armëve, që është njëra nga temat ku në SHBA më së shumti është debatuar gjatë viteve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama kërkoi reforma në dispozitat ligjore për shitje të armëve, por hasi në kundërshtim nga republikanët të cilët kanë shumicën në Kongres. Për këtë shkak Obama vendosi të miratojë një sërë masash administrative me qëllim të uljes së tregtisë me armë për çka beson se përfundimisht do të zvogëlohet numri i vrasjeve në SHBA.
Në kumtesën me shkrim të Shtëpisë së Bardhë theksohet se masat e reja administrative parashohin kontroll të obliguar të dosjes policore të çdo blerësi të armëve, zbatimin e kontrollit të armëve në nivel lokal, kontroll të obliguar të gjendjes psikike të blerësit dhe mbylljen e të gjitha dyqaneve të palicencuara që shesin armë.