Nazlı Yüzbaşıoğlu,Ahmet Esad Şani
05 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
ANKARA (AA) - Ekzekutimi i dënimeve me vdekje për 47 persona në Arabinë Saudite brenda të cilëve ishte edhe kleriku Shiit, Ajetullah Nemr Bakır en-Nemr si dhe djegia e ambasadës së këtij vendi në Iran çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat prej vitesh janë të mbushura me tensione, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Arabisë Saudite pas vendosjes së sistemit me epiqendër medh’hebin i ardhur përmes një revolucioni në Iran filluan ta shohin këtë vend si një rival në rajon dhe ky kontekst ka ndjekur të gjitha marrëdhëniet me Teheranin deri në ditët e sotme.
Kjo është kronologjia e marrëdhënieve plot tension mes Iranit dhe Arabisë Saudite:
- Ambasada e Arabisë Saudite në Iran në vitin 1968 u mësymë. Në këto ngjarje një diplomat humbi jetën. Rijadi zyrtarë ndërpret marrëdhëniet me Iranin. Në vitin 1991 këto marrëdhënie u normalizuan përsëri.
- Pushtimi i Irakut nga SHBA-ja dhe kalimi i drejtimit të vendit grupeve Shiite në këtë vend në vitin 2003 rriti ankthin ndaj sigurisë të Rijadit.
- Rivali e grupeve të mbështetura nga Arabia Saudite në Liban, Hisbullah me hyrjen në luftë me Izraelin në vitin 2006 fitoi epërsi psikologjike dhe politike relative. Ky veprim u komentua si ngritja politike e grupeve Shiite në këtë vend.