Zuhal Demirci
19 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu ka bërë të ditur se së bashku me evakuimet e fundit është rritur në 20 mijë numri i personave të evakuuar nga Halepi lindor drejt zonave të kontrolluara nga opozita, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë përmes rrjetit social Twitter, Çavuşoğlu është shprehur: “Së bashku me evakuimet e fundit, është rritur në afërsisht 20 mijë numri i personave të evakuuar nga Halepi lindor drejt zonave të kontrolluara nga opozita".
Ministri Çavuşoğlu po ashtu ka theksuar se po vazhdojnë përpjekjet në këtë drejtim.