Halit Süleyman
31 Tetor 2017•Përditësim: 31 Tetor 2017
DAMASK (AA) - Forcat e regjimit të Bashasr al Asadit në Siri kanë ndërmarrë një sulm ndaj një shkolle në zonën Xhisrin në Gutan Lindore, e cila është një prej "zonave jokonfliktuale" në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ku si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 5 civilë, nga të cilët 3 prej tyre janë fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mahmud Ethem, një prej përfaqësuesve të Mbrojtjes Civile në rajonin nën kontrollin e opozitarëve në Gutën Lindore, tha se "Në sulmin e forcave të Asadit një predhë topi ka rënë në shkollën Xhisrin, ku kanë humbur jetën 5 civilë, nga të cilët 3 prej tyre janë fëmijë, si dhe janë plagosur 15 civilë të tjerë".
Ndër të tjera Ethem ka shtuar se nxënësit e plagosur janë dërguar për mjekim në spitalet e improvizuara përreth dhe se regjimi vazhdon ende sulmet e tij kundër rajonit të Gutës Lindore.
Në Xhisrin parashikohet se jetojnë afërsisht 4 mijë familje, dhe gjithashtu forcat e regjimit në këtë zonë ku janë ndërprerë energjia elektrike dhe uji ndërmarrin herë pas here sulme me armë të rënda.
Guta Lindore e cila përfshin edhe lagjen Xhobar dhe komunën Ajn Terma në lindje të Damaskut që prej 5 vitesh ndodhet nën rrethimin e regjimit. Turqia, Rusia dhe Irani në takimin e mbajtur në Astana më 3-4 maj shpallën Gutën Lindore si një prej "rajoneve jokonfliktuale".
Rusia më parë ka njoftuar se më 22 korrik ka hyrë në fuqi armëpushimi në rajonin e Gutës Lindore, por regjimi vazhdon sulmet.