Betül Yürük
23 Gusht 2017•Përditësim: 23 Gusht 2017
NJU JORK (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në mitingun e parë të realizuar pas protestave raciste të cilat rezultuan me vdekjen e një personi, reagoi kundër mediave.
Trump, në mitingun e tij në qytetin Phoenix të provincës së Arizonës, përkundër asaj që kryetari i komunës Greg Stanton pas incidenteve të dhunës në Charlottesville bëri thirrje që të mos bëhet organizimi i takimit në ambient të hapur, në 20 minutat e para mbrojti deklaratat e tij të kritikuara lidhur me protestat raciste dhe kritikoi ashpër mediat amerikane.
Duke i akuzuar mediat e SHBA-ve si “të pa drejta”, “për të bërë propagandën e grupeve të urrejtjes” dhe për “ndarjen e vendit”, Trump thotë se “Erdhi koha që t’i zbulojmë gënjeshtrat e mediave të rreme dhe të shtrembëra dhe të kundërshtojmë që ata të shkaktojnë përçarje në popull".
Duke pretenduar se ai ka dënuar të gjitha palët në protestat raciste në Charlottesville, por që mediat nuk kanë dhënë pjesën e deklaratave të tij lidhur me dhunën dhe racizmin, Trump tha se “Këta (mediat) janë persona shumë të pandershëm dhe njerëz të këqij".
Trump po ashtu pretendoi se mediat të cilat i kritikoi rëndë, pas këtyre kritikave do t’i mbyllin kamerat dhe se do të largohen nga fusha e mitingut.
"Kim Jong-un filloi që të na respektojë"
Trump foli edhe për tensionet mes Koresë së Veriut dhe të SHBA-ve gjatë kohëve të fundit ku u shpreh se “Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, filloi që të na respektojë. Ndoshta mund të ketë zhvillime pozitive në marrëdhëniet".
"Do ta ndërtojmë murin”
Trump lidhur ata që e kundërshtojnë ngritjen e murit mes SHBA-ve dhe Meksikës i kritikoi se "vënë në rrezik sigurinë e popullit amerikan" dhe shtoi se "Edhe në qoftë se ne detyrohemi që ta mbyllim qeverinë (për shkak të financimit), ne do ta ndërtojmë atë mur."
Në anën tjetër në qytet u realizuan protestat kundër Trumpit dhe policia e Arizonës ka shpërndarë protestuesit.