Handan Kazancı
12 Maj 2020•Përditësim: 12 Maj 2020
Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi (AK Parti), Ömer Çelik, paralajmëroi se forcat turke do të përgjigjen ndaj çdo sulm mbi misionet turke në Libi nga forcat e Khalifa Haftarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne e themi qartë se nëse misioni ynë në Libi sulmohet në çfarëdo mënyre, ne do t'i shohim forcat e Haftarit si objektiva të ligjshme", tha Çelik para përfaqësuesve të mediave pas një takimi të bordit të partisë.
Të dielën, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se sulmet e Haftarit që kishin si synim misionet diplomatike, përfshirë Ambasadën Turke në kryeqytetin Tripoli, Aeroportin Mitiga, aeroplanët civilë që përgatiteshin për të marrë fluturim dhe infrastrukturën tjetër civile, përbënin një krim lufte.
Haftar, udhëheqës i forcave të armatosura të paligjshme në Libinë lindore, intensifikoi sulmet ndaj civilëve që nga fillimi i muajit maj pasi ushtria e qeverisë libiane së fundmi fitoi avantazh në territore dhe shkaktoi humbje të rënda për militantët e Haftar-it.
Qeveria ka qenë nën sulm nga forcat e Haftar-it që nga prilli i vitit 2019, me mbi 1 mijë të vrarë në dhunë. Ajo filloi operacion më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.
Pas rrëzimit të sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e Libisë u formua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.