Ekip
02 maj 2023•Përditësim: 03 maj 2023
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko njoftoi se për kundërsulmin ndaj Rusisë janë formuar 8 brigada, transmeton Anadolu.
Në një intervistë për "Interfax-Ukraine", Klymenko tha se vazhdojnë përgatitjet për të nxjerrë Rusinë nga territoret e Ukrainës dhe se për kundërsulmin janë formuar brigada të reja.
"Kemi planet tona për të formuar ekipe shtesë, sepse ka kërkesë për këtë dhe kapaciteti ynë është i mjaftueshëm", deklaroi Klymenko duke shtuar se brigadat i kanë pajisur me armë.
Ai tha se brigadat e reja do të kalojnë një trajnim 2-3 javor dhe se detyra e këtyre brigadave është të kryejnë veprimin e kundërsulmit së bashku me forcat e mbrojtjes gjatë operacioneve ushtarake.
Klymenko thekson se pas dhënies së detyrës për luftë, brigadat do të vendosen nën komandën e forcave të mbrojtjes.