Fatih Hafız Mehmet
13 shkurt 2019•Përditësim: 14 shkurt 2019
KOMOTINI (AA) - Gazetarët në Greqi të cilët i përkasin komunitetit turk, janë duke u përballur me një vit burg, për kritikat të cilat ua adresojnë klerikëve të cilët nuk i njohin si autoritet fetar, raporton Anadolu Agency (AA).
"Këto dënime paqesin një goditje ndaj lirisë së shprehjes", tha Cengiz Omer, pronar i gazetës Millet, i cili aktualisht rrezikon 15 muaj burg për kritikën që ua ka bërë klerikëve të muftinive të emëruar nga shteti, pasi nuk njeh autoritetin e tyre fetar, meqë turqit lokalë vet zgjedhin muftitë e tyre.
"Ky vendim, edhe njëherë dëshmon se shteti grek nuk ka ndërmend të ndërmarrë asnjë hap për liritë fetare të minoritetit musliman turk në Thrakën Perëndimore", tha ai për AA, duke iu referuar një rajoni verilindor grek me një pakicë të madhe muslimane turke.
Kujtojmë se qershorin e kaluar Omer dhe kryeredaktori i gazetës Millet, Feyzullah Hasankahya, u dënuan me nga 20 muaj burg, me pretendimet se kanë fyer muftitë e emëruar grek në Komotini (Gymulcine) dhe Xanthi (Iskeçe), qytete në Thrakën Perëndimore.
Të premten e kaluar, Gjykata e Thrakës uli dënimet në 15 muaj, vetëm pasi kryeministri grek Alexis Tsipras bëri një vizitë zyrtare në Turqi, thotë Omer, për të shtuar se po dënohen për përdorimin e të drejtës së tyre për të kritikuar.
Ai rrëfen se do t'i apelojnë dënimet e shqiptuara në Gjykatën e Lartë Greke.
Rajoni i Thrakës Perëndimore është vendbanim i një komuniteti musliman turk prej rreth 150.000 banorësh, me muftinitë që kanë juridiksion mbi familjet dhe çështjet e trashëgimisë.
Zgjedhja e muftive nga muslimanët në Greqi ishte rregulluar me Traktatin e Athinës nga viti 1913 të nënshkruar midis Greqisë dhe Perandorisë Osmane dhe e njëjta u konfirmua në vitin 1920.
Megjithatë, në vitin 1991, Greqia e anuloi këtë ligj dhe filloi vet të emërojë muftitë.
Shumica e turqve muslimanë në Thrakën Perëndimore nuk njohin muftitë e emëruar dhe në vend të kësaj ata zgjedhin të vetët, të cilët nuk njihen nga shteti grek.