Uğur Aslanhan
16 Dhjetor 2020•Përditësim: 17 Dhjetor 2020
Youtube njoftoi se ka filluar procesin për emërimin e një personi juridik lokal si përfaqësues i kompanisë në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Youtube-s, thuhet se kompania gjithmonë kujdeset që të veprojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret lokale në vendet ku operon, duke ruajtur përkushtimin e saj për transparencë, liri të shprehjes dhe qasje në informacion.
Youtube në deklaratë më tej bën të ditur se me të gjitha dimensionet është shqyrtuar ligji i ri i miratuar në Turqi, që sjell detyrime të reja për platformat e rrjeteve sociale.
"Ne vendosëm të fillojmë procesin për emërimin e një përfaqësuesi ligjor lokal për Youtube, duke iu përmbajtur parimeve tona. Ne jemi të kënaqur që kemi marrë këtë vendim që kemi ndarë edhe me zyrtarët në Turqi", thuhet në deklaratën e Youtube-s.