Övünç Kutlu
14 Shtator 2016•Përditësim: 14 Shtator 2016
NEW YORK (AA) - Arabia Saudite i tejkaloi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në prodhimin e naftës dhe kështu u bë vendi i parë në këtë fushë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Raportit mujor të Tregut të Naftës të Agjencisë së Energjisë Ndërkombëtare, prodhimi i naftës bruto dhe produkteve të naftës të Arabisë Saudite në muajin gusht ka arritur në 12.6 milionë fuçi. Ndërsa SHBA-të kanë prodhuar 12.2 milionë fuçi.
Arabia Saudite e cila në këtë periudhë prodhoi më shumë se SHBA-të, u bë e para përsëri pas prillit të vitit 2014.