Zeynep Duyar
15 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
STAMBOLL (AA) - ZEYNEP DUYAR
Presidentja e Kompanisë për Menaxhimin e Aseteve LBV me qendër në Londër, Cornelia Meyer ka deklaruar se "Kur Irani të hapet në tregun botëror do të kalojë nga Turqia rruga e vetme e transferimit në Evropë", raporton Anadolu Agency (AA).
Meyer për gazetarin e AA-së tha se Turqia në çështjen e transferimit të energjisë për shkak të pozicionit gjeopolitik do të jetë një prej vendeve kryesore në botë.
Duke tërhequr vëmendjen se 5 për qind e naftës bruto të prodhuar në botë kalon nëpër Turqi, Meyer u shpreh se "Kur Irani të hapet në tregun botëror do të kalojë nga Turqia rruga e vetme e transferimit gazit dhe naftës në Evropë."
Më tej Meyer ka vënë në dukje se Turqia është duke përparuar drejt rrugës për tu bërë qendër e energjisë dhe ka vlerësuar se "Turqia është një prej vendeve ku transferohet më shumë energji në botë. Turqia ndodhet në një pozicion shumë të rëndësishëm. Por së pari duhet që rajoni të stabilizohet dhe të kryhet më shumë tregti."
"E ardhmja e Turqisë do të jetë e ndritshme. Ju mund të jeni njerëzit të cilët do të ndihmoni për rindërtimin e Sirisë, dhe që do të mundësoni që Irani të hapet drejt vendeve perëndimore", u shpreh Mayer duke vënë në dukje se Turqia ka një potencial për të arritur shumë gjëra në rajon dhe se për këtë është e nevojshme ulja e tensioneve në rajon.
- "Në vitin 2018 çmimet e naftës mund të rriten ndjeshëm"
Ndër të tjera Cornelia ka cekur edhe takimin e OPEC i cili do të mbahet më 26-28 shtator në Algjeri. Ajo pasi ka vënë në dukje se OPEC nuk do të mund të marrë më vendim për çmimin e naftës u shpreh: "OPEC është duke marrë vendime të menaxhimit. Sepse janë tre vende ku duhet të rritet prodhimi i naftës, si Irani, Nigeri dhe Algjeria. Duhet të rritin prodhimin e naftës sepse nuk kanë alternativë tjetër, për këtë arsye nuk mund të ngrijnë prodhimin."
Më tej Meyer ka folur për parashikimet në lidhje me çmimet e naftës, ku sipas saj indeksimi i Brent do të jetë 40-50 dollarë deri në fund të vitit.
Duke theksuar se vitin e ardhshëm tek nafta mund të sigurohet ekuilibri në furnizim-kërkesë Meyer ka vazhduar më tej: "Kjo situatë do të na drejtojë ne në burimet e ruajtura. Kur edhe këto të pakësohen ne do të vërejmë rritjen e çmimeve. Mund të presim një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në vitin 2018. Sepse për shkak të çmimeve të ulëta të naftës nuk mund të kryhen investime. Nuk mund të realizohet përnjëherësh kthimi i këtij trendi, është një cikël shumë i gjatë. Një dollar i investuar sot kthehet në një fuçi brenda dhjetë vitesh. Gjatë periudhës 2018-2020 mund të fillojnë të shohim çmime më të larta të naftës."