Duygu Yener
06 Prill 2017•Përditësim: 07 Prill 2017
ANKARA (AA) – Anadolu Agency (AA) sot shënon 97 vjetorin e themelimit dhe vazhdon rrugën e saj të suksesshme të hyrjes në mesin e agjencive më të njohura të lajmeve botërore.
AA është themeluar në këtë ditë në vitin 1920 me vendim të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë.
Në periudhën e luftës çlirimtare dhe themelimin e Republikës, AA ka patur një rol të rëndësishëm historik në Turqi, sepse ajo ka përhapur zërin e luftës të popullit turk për pavarësi.
AA që atëherë nuk ka është ndalur në garën, maratonën e gazetarisë dhe agjencisë në fushën globale.
Duke zbatuar vizion të qartë të punës dhe zhvillimit dhe duke respektuar parimet e "raportimit të besueshëm, të paanshëm, etik dhe të shpejtë", AA me hapa të sigurtë ka marshuar drejt përvjetorit të 100-të të ekzistencës së saj, me çka institucione të rralla të këtij lloji mund të mburren.
Yunus Nadi dhe Halide Edip, intelektualë të shquar të cilët kanë u larguan nga Stambolli pesë ditë pas rënies së tij, 16 mars 1920, janë krijuesit ideorë të Anadolu Agency.
Nadi dhe Edipi kanë vendosur themelet e agjencisë së lajmeve, e cila sot vepron në një nivel global.
Pas nënshkrimit të aktit të themelimit nga Ataturk, AA filloi me punë në kazermën ushtarake Ziraat Maktab në Ankara, kurse buletini i parë i lajmeve u publikua më 12 prill dhe 1920.
Buletini i parë i lajmëve u shpërnda në të gjitha pjesët e çliruara të vendit, por aty kishte lajme jo vetëm nga vendi, por edhe nga bota.
Më vonë u formua edhe rrjeti i njerëzve të cilët shpërndanin buletinet e ardhshme të AA, ndërkaq agjencia u bë burimi më i rëndësishëm i lajmeve në vend.
Po ashtu edhe vet themeluesi i Republikës moderne të Turqisë Ataturkut ka ndjekur dhe ka ndihmuar personalisht punën e Agjencisë në ditët e para të funksionimit të saj.
Aktualisht AA publikon lajme në 11 gjuhë, kurse punonjësit e saj vazhdojnë të angazhohen me përkushtim në synimet që AA të bëhet një nga pesë agjencitë më me ndikim në botë.