Erdinç Aksoy
06 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
ADANA (AA) - Sipas të dhënave të para të autopsisë së kryer edhe me pjesëmarrjen e delegacionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbi tre trupat e sirianëve të sjellë në Institucionin mjekoligjor në qytetin Adana të Turqisë të cilët kanë humbur jetën në sulmin me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar Asadit në Idlib të Sirisë është përcaktuar se personat kanë humbur jetën si pasojë e gazit mbytës dhe se në mushkëritë e tyre janë gjetur edemë intensiv, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Kryeprokuroria e qytetit Adana është theksuar se në Institucionin e Mjekësisë Ligjore në Adana për të kryer autopsinë janë sjellë trupat e qytetarëve sirianë Esme El Hasan (35), Sait Husejin (26) dhe Muhammed Avad (25) të cilët kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të kryera më 4 prill 2017 në qytetin Idlib të Sirisë.
Në deklaratën thuhet se në autopsinë e kryer nga Kryeprokuroria e Adanasë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së atyre që humbën jetën dhe nëse është kryer apo jo sulmi duke përdorur armë kimike, kanë marrë pjesë përfaqësuesja e OBSH-së Annette Heinzelmann si dhe përfaqësuesit e institucioneve anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndalimin e Armëve Kimike, Sahar Yazbek dhe Sami Barrek.
Ndër të tjera në deklartën vihet theksi se zyrtarët kanë hyrë në autopsi me veshje të veçanta mbrojtëse kundër rreziqeve të mundshme kimike.
"Sipas të dhënave të para të autopsisë së kryer është përcaktuar se personat kanë humbur jetën si pasojë e gazit mbytës dhe se në mushkëritë e tyre janë gjetur edemë intensiv. Mostrat e indeve, plazmës, gjakut, urinën, mushkërive dhe lëkurës të marra në fund të autopsisë janë dërguar në Departamentin e Mjekësisë ligjore dhe në Spitalin arsimor dhe kërkimor 'Gülhane' për kryerjen e analizave të nevojshme për mbetjet e armëve kimike. Gjithashtu mostrat në fjalë mbi kërkesën e tyre u janë dhënë edhe përfaqësuesve të OBSH-së si dhe OKB-së për Ndalimin e Armëve Kimike me qëllim shqyrtimin e tyre", thuhet në deklaratë.