Behçet Alkan
09 Korrik 2017•Përditësim: 10 Korrik 2017
NEVŞEHİR (AA) - BEHÇET ALKAN
Afërsisht 120 mijë turistë që kanë marrë pjesë në udhëtimet me balona mbi luginat e zbukuruara me shkëmbinjtë natyrorë në Kapadokya të Turqisë kanë ofruar një kontribut me afërsisht 18 milionë euro për ekonominë në 6 muajt e parë të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Kapadokya e cila për shkak të bukurive natyrore të përhapura në një terren të gjerë dhe që ndodhet në pozicionin një qendre në botë për balonat me ajër të ngrohtë për të fluturuar në çdo muaj të vitit, pritet që deri në fund të vitit të kryejnë fluturime deri në 300 mijë persona dhe të ofrohet një kontribut për ekonominë me 40 milionë euro.
Kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Menaxhimit për Turizmin në Kapadakoya (KAPTİD), Yakup Dinler, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka vënë në dukje se në Kapadokya ndodhen 25 kompani të cilët ofrojnë shërbimin e fluturimeve me balonë dhe se në këtë sektor i cili ofron një kontribut të madh në punësimin e popullatës rajonale jaë punësuar afërsisht 2.500 persona.
"Në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje dhe kjo është një situatë e gëzueshme. Vërejmë se sektori i turizmit ka hyrë në një proces të rimëkëmbjes. Kontributi i 120 mijë personave për ekonominë është rreth 18 milionë euro", është shprehur Dinler, duke bërë të ditur se në gjashtë mujorin e parë të vitit qiellin e Kapadokyas e kanë eksploruar 120 mijë persona.
Ndër të tjera duke vënë theksin se kushtet e këqija të vitit 2016 kanë mbetur prapa dhe se për vitin 2017 janë shpresues, Dinaler tha se "Tentativa për grusht shteti e ndodhur pas sulmit terrorist të kryer në qershorin e vitit të kaluar në aeroportin Ataturk ka dëmtuar turizmin. Vitin 2016 e mbyllën në kushte të vështira. Gjithashtu edhe në vitin 2017 pavarësisht se pati një fillim të keq për shkak të sulmit në 'Reina' vërejmë se sektori ndodhet në një trend përmirësimi. Kemi nisur të buzëqeshim. Shpresojmë që kjo buzëqeshje në muajt shtator, tetor do të kthehet në qeshje."
Më tej pasi ka theksuar se turistët vendas e konsiderojnë pak të lartë çmimin e udhëtimeve, Dinler ka shtuar se "Mendojmë se ky udhëtim duhet të kryhet patjetër një herë në jetë. Gjithashtu nuk mendojmë se çmimet janë të shtrenjta. Nëse këto i krahasojmë me shembujt në Afrikë, vërejmë se në rajonin tonë këto çmime janë sa një e treta e atyre në Afrikë."