Yasin Temel
10 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
NEVŞEHİR (AA) - Pas rënies së dëborës në një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit në Turqi, Kapadokya, është shndërruar në një panoramë të vërtetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Monitorimi nga ajri nxori në pah bukurinë e rrallë që dëbora i ka dhënë shkëmbinjve natyrorë dhe oxhaqeve të qytetit të nëndheshëm.
Pamjet mahnitëse të këtij vendi i cili vizitohet nga miliona njerëz çdo vit vijnë nga ajri përmes filmimeve të një droni.
Pas dëborës që mbuloi këtë zonë, dielli bëri që turistët të kalojnë momente të paharrueshme duke parë pamjet nga qielli i Kapadokya-s.
Turistët shëtitën dhe shijuan këto pamje nga ajri përmes balonave të cilat fluturojnë me ajër të nxehtë.