Oğuzhan Çal
28 Qershor 2016•Përditësim: 28 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Hamas falënderon presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Turqinë, për përpjekjet e tyre në drejtim të lehtësimit të okupimit dhe mbështetjes për popullin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën falënderuese për shkak të qëndrimit konsekuent të Turqisë si shtet dhe si popull kundër embargos të zbatuar ndaj Gazës, për mbështetjen e dhënë ndaj kauzës palestineze dhe popullit palestinez, thuhet se qëndrimi i Hamasit kundër regjimit pushtues është i pandryshueshëm dhe se qëllimi i kryesor i tyre është përfundimi i pushtimit dhe sigurimi i të drejtave kombëtare.
Hamas më tej kërkon që të vazhdojë mbështetja e Turqisë ndaj popullit palestinez dhe heqjen e plotë të embargos. "Duhet të vazhdojnë përpjekjet për përfundimin e qëndrimeve armiqësore kundër Palestinës dhe popullit palestinez nga ana e pushtuesve zionistë, përfshirë edhe Mesxhid-i Aksanë", thuhet në deklaratë.
"Ne si Hamas së bashku me popullin palestinez i përkujtojmë me respekt dëshmorët hero të anijes Mavi Marmara të cilët për hir të popullit dhe kauzës palestineze e sakrifikuan jetën e tyre, të plagosurit dhe popullin turk", thuhet mes tjerash në deklaratën e Hamasit.