Ferdi Türkten
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
ANKARA (AA) – Artileria turke dhe forcat ajrore të koalicionit kanë kryer sulme të reja mbi pozicionet e organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë, ku si pasojë janë shkatërruar 35 objektiva të terroristëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime anonime ushtarake raportuan se sistemi i radarit dhe vëzhgues nga kufiri turk zbuluan pozita aktive të DAESH-it në veri të Sirisë prej ku terroristët kanë planifikuar sulme ndaj Turqisë. Ushtria turke ka qëlluar dhe plotësisht ka shkatërruar këto pozita. Sipas informacioneve të para janë vrarë së paku 19 terroristë.
Forcat ajrore të koalicionit, të cilët në luftën kundër DAESH-it i kryeson SHBA-ja, po ashtu kryen nëntë operacione ajrore dhe qëlluan pozita të DAESH-it në vijën veriore kufitare të Sirisë.
Artileria turke tashmë disa javë nga kufiri mbikëqyr aktivitetet e terroristëve në vijën veriore kufitare të Sirisë dhe qëllohen pozitat prej ku disa herë janë kryer sulme me raketa ndaj qytetit jugor turk Kilis.
Paralelisht me këtë, forcat ajrore turke kanë kryer sulme të reja ajrore ndaj pozitave të organizatës terroriste PKK në rajonin malor Kandil në veri të Irakut. Gjatë këtyre sulmeve janë qëlluar gjithsej shtatë strehimore të terroristeve në të cilat kanë qenë një numër i madh i pjesëtarëve të PKK-së.