Mehmet Tosun
12 mars 2018•Përditësim: 12 mars 2018
ANKARA (AA) – Gjatë operacionit "Dega e Ullirit" i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) më 20 janar në rajonin sirian të Afrinit, janë neutralizuar në total 3.347 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se edhe sot kanë vazhduar operacionet nga toka dhe ajri me qëllim të neutralizimit të terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it si dhe për të shpëtuar popullin mik dhe vëllazëror të rajonit nga presioni dhe persekutimi i terroristëve.
Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" ka arritur në 3347 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.
Operacioni "Dega e Ullirit" ka filluar më 20 janar të këtij viti nga TSK në Afrin me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.
Afrin, TSK dhe ULS çlirojnë edhe 4 fshatra
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" pastruan nga YPG/PKK-DEASH edhe 4 fshatra të tjera në Afrin të Sirisë.
Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatin Kibar pranë qendrës së qarkut të Afrinit si dhe fshatrat Zindikan, Kile dhe Gumushburç pranë qytezës Xhinderes në jugperëndim të qarkut.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 193 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 155 fshatra si dhe 33 pika strategjike në Afrin.
Sipas matjeve të AA-së, madhësia e hapësirës së çliruar në kuadër të operacionit është mbi 100 kilometra katrorë.
YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qarkut që t'i përdorë si mburojë e gjallë.
Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet e kontrolluara nga regjimi i Bashar al Asadit dhe opozitarëve ushtarakë. Mbajtja e civilëve shkaktoi edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara.