Hilmi Sever
12 mars 2018•Përditësim: 12 mars 2018
STAMBOLL (AA) – Futbollisti turk Arda Turan, i cili nga Barcelona u transferua në klubin turk të futbollit Medipol Başakşehir, u martua me Aslıhan Doğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitar i Arda Turan, i cili u martua në një ceremoni të thjeshtë, u bë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Futbollisti i Medipol Başakşehir-it, Turan në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar opinionin për martesën e tij. Në mesazhin e publikuar ai ka shkruar: "Falënderojmë të gjithë ata të cilët janë lutur dhe na kanë uruar martesën".