Mehmet Tosun
04 Qershor 2020•Përditësim: 05 Qershor 2020
Turqia konfirmoi 988 raste dhe 21 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 167.410 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.630 atë të të vdekurve deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 926 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 131.778, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.
Deri më tani, Turqia ka kryer 2.209.583 teste, prej të cilave 54.234 gjatë ditës së sotme.
Aktualisht, 602 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 265 asistohen me respiratorë.
"Numri i testeve, përfshirë edhe ato në kuadër të skriningut, është mbi 54 mijë. Numri i pacientëve në kujdes intensiv vazhdon të bie. Ditët në vijim varen nga kujdesi për higjienën e duarve dhe respektimi i dy masave së bashku, mbajta e maskave dhe distanca sociale. Masat më të mira nënkuptojnë rezultate më të mira", shkroi ministri Koca.