Mümin Altaş
12 Nëntor 2020•Përditësim: 12 Nëntor 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Australisë, Scott Morrison, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Kabinetit të Presidentit të Turqisë bëri të ditur se Erdoğan dhe Morrison diskutuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe bashkëpunimin midis Turqisë dhe Australisë në arenën ndërkombëtare.
Erdoğan gjatë bisedës tha se Australinë e konsideron si aleat të rëndësishëm në rajonin Azi-Paqësor dhe një vend mik, qëndrimi i së cilës për çështjet globale është i ngjashëm me qëndrimet e Turqisë.