Almir Terzic
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
VJENË (AA) - Bashkimi Evropian (BE) nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor, tha ministri austriak për Evropë, Integrim dhe Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz në një panel publik impozant të organizuar mbrëmë, me çka u rrumbullakua konferenca dy-ditore në Vjenë me titull "Nxitja e procesit të zgjerimit përmes zgjidhjes së kontesteve bilaterale", raporton Anadolu Agency (AA).
Qëllimi i Iniciativës për zgjidhjen e çështjeve bilaterale në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor u iniciua nga Fondi Evropian për Ballkanin (EFB), e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë dhe Francës, Instituti Renner dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), është që edhe një herë të inkurajojë integrimet evropiane të ekonomive në Evropën Juglindore që aspirojnë për anëtarësim në BE.
Procesi ka filluar një vit më parë, kurse suksesi i parë u shënua në Samitin "Ballkani Perëndimor 6" në gushtin e kaluar në Vjenë, kur ministrat e Jashtëm me shkrim u lidhën për zgjidhjen e "të gjitha çështjeve të pazgjidhura bilaterale në frymën e fqinjësisë së mirë dhe angazhim të përbashkët drejt integrimit evropian".
Grupi Këshillues i Fondit Evropian për Ballkanin "Ballkani në Evropë", ka punuar me mjete dhe mekanizma në mënyrë që procesi të mund të vazhdojë në samitin e këtij viti të gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 4 korrik në Paris, dhe në konferencën e Vjenës u vlerësuan përpjekjet e tyre dhe u theksua rëndësia për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe si dhe gjetja e zgjidhjeve që do të përshpejtojnë procesin e antarësimit të rajonit në BE.
Në hapjen e debatit të mbrëmshëm, Kurz ka premtuar se Austria do të vazhdojë të "jetë zë i fuqishëm i mbështetjes së miqve nga Ballkani Perëndimor".