Muhammed Bilal Kenasari
12 Mars 2016•Përditësim: 13 Mars 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka dënuar sulmet e regjimit të Asadit ndaj civilëve në Halep dhe Dara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferenën e përditshme për shtyp Kirby ka theksuar se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndalimin e luftimeve rastet e dhunshme kanë rënë. "Por jemi të shqëtësuar për disa veprime kronike të cilat nuk marrin për bazë marrëveshjen dhe rëndojnë jetën e qytetarëve atje"- ka shtuar ai në vijim të fjalës së tij.