Lejla Bıogradlıja
26 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
BANJA LLUKË (AA) – Në referendumin “anti-kushtetues” që u organizua në Republikën Sërpska (RS), një nga dy entitetet në Bosnjë e Hercegovinë, shumica e atyre që dolën në votime i thanë "po" shënimit të 9 janarit si “Dita e Republikës Sërpska", raproton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i “Komisionit për Organizimin e Referendumit” Sinisha Karan, në konferencë për media shpalli rezultatet përfundimtare që u mbajt dje. Ai tha se pjesëmarrja në referendum ka qenë 55.7 përqind.
Karan theksoi se 99.81 përqind e votuesve kanë votuar “Po” në pyetjen “A e mbështesi shënimin e 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska?”, ndërsa 0.19 përqind prej tyre janë përgjigjur me “Jo”.
Sipas tij, referendumi i djeshëm është realizuar pa incidente.