Doğa Kırmızıoğlu
13 korrik 2022•Përditësim: 13 korrik 2022
Barcelona ka arritur marrëveshje parimore me Leeds United për transferimin e brazilianit Raphinha, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e klubit thuhet se është arritur marrëveshje me Leeds United për transferimin e sulmuesit 25-vjeçar.
Braziliani do të nënshkruajë kontratën pasi të arrijë në Spanjë, ku do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Sipas mediave britanike, Barcelona do t'i paguajë Leeds-it 58 milionë euro për transferimin.
Raphinha shënoi 11 gola në 35 ndeshje për Leeds Unitedin sezonin e kaluar.
Në fanellën e kombëtares braziliane është paraqitur nëntë herë dhe ka shënuar tre gola.
Gjigantët katalonjas prej kohësh janë përpjekur të finalizojnë transferimin e Raphinhas.
Në karrierën e tij, Raphinha ka luajtur edhe për Avai, Vitoria Guimaraes, Sporting CP dhe Rennes.